Vdekje e dyshimtë në Viti

Raportohet për një vdekje të dyshimtë në Viti.

Viktima është gjetur nga një familjar pa shenja jete, derisa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Viti 21.06.2023 – 16:40. Raportohet se nga një familjar është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Go to TOP