ÇKA MUND TË NDODH NËSE KOSOVA MERR SANKSIONE NGA SHBA-të DHE EU?

Shkruan: Ahmet ASANI
▪︎ Nëse ndodh që Kosova të merr sanksione nga Amerika e Perëndimi atëherë është shumë e pritshme që në Kosovë e vise të kemi forcimin e frymës së islamit politik! Ftohja e raporteve me SHBA-të dhe Perëndimin, do ta forconte frymën e afrimit dhe bashkepunimit me lindjen Turko-Arabe, skenar dhe qëllim ky i Serbisê dhe Rusisë!
▪︎ Mendoj që kjo heshtje dhe ky mosangazhim i subjekteve politike në keto momente delikate pêr Kosovēn, eshte rezultat i ndikimit të lindjes në politikën Kosovare! Investimi i lindjes Turko-Arabe në politikën Kosovare ka filluar të jap efektin e vet!
▪︎ Perëndimi demokratik ka kohë që e ka vërejtur rrëshqitjen e shqiptarëve drejt Lindjes moniste, por nga që demokracia pluraliste nuk lejon nderhyrje, u mbetet shqiptarëve të vendosin se kah duan të shkojnë: kah lindja Turko-Arabe aleate e Serbisë dhe Rusisë, apo nga SHBA-të dhe Perëndimi që na çliruan, po na ruajnê, strehojnë, punësojnë e mbajnê gjallë?

Go to TOP