Vazhdon tendenca e kapjes së shtetit në fund të mandatit politik!

Shkruan: Florim ZEQA

MPB-ja po tenton ta bëjë drejtor të Emergjencave vëllanë e deputetes së Vetëvendosjes.

Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta bëjë Drejtor Ekzekutiv të Agjensionit të Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj i cili është vëllai i deputetes së “Lëvizjes Vetëvendosjes”, Shqipe Metaj.

Në këtë konkurs janë paraparë kriteret e pranimit të kandidatëve e ku si kriter specifik është paraparë: Njohja e gjuhës Angleze, niveli B2. Por, te verifikimi paraprak nga menaxheri i personelit të MPB-së, kandidatet të cilët e kanë kaluar verifikimin paraprak nuk e kanë plotësuar këtë kriter specifik, d.m.th. njohjen e gjuhës Angleze, niveli B2.

Tre kandidatë kanë paraqitur ankesa në KPMSHC, por këshilli i ka shpallur të pabaza të gjitha ankesat.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se aktualisht kandidatë potencialë për këtë pozitë janë 2 kandidatë. Por, MPB-ja po pretendon ta shpall fitues kandidatin e deputetes së Parlamentit të Republikës së Kosovës, kandidatin Genc Metaj, i cili është vëllai i deputetes së VV-së, Shqipe Metaj.

Populli i shumëvuajtur i Kosovës i kaloi 25 vite në liri duke përjetuar kapje, dhe “ç’kapje të shtetit. Kapë njëri e “ç’kapë tjetri më i zi i riu se i vjetri! Yryshi për poste e privilegje në fund të mandatit politik.  

Krejt dhe drejt kapjes së shtetit deri në ditën e fundit!

Ky shkrim është shkruar enkas për Agjencinë e lajmeve “Kosova.info”

Go to TOP