Vazhdon Superliga e hendbollisteve, derbi në Ferizaj

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, në fundjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën janë dy ndeshje të xhiros së gjashtë e të dielën dy të tjera.

Derbi do të zhvillohet të shtunën nga ora 18:00. Në palestrën “Bill Clinton” takohen Ferizaj e Samadrexha. Janë dy prej skuadrave me pretendime të mëdha këtë edicion dhe që kanë luajtur në Evropë.

Ferizaj i ka fituar katër ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me tetë pikë. Edhe Samadrexha ka katër ndeshje, ndërsa bilanci i saj është dy fitore e dy humbje.

Të shtunën është edhe takimi Tereza – Kastrioti, që fillon në ora 19:30.

Ndeshjet e së dielës janë: Istogu – Prishtina (18:00), Shqiponja – Besa (16:00).

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e pestë. KEK-u – Vjosa, Llapusha – CLICK, Trepça – Ulpiana, Jusuf Gërvalla – Prizreni dhe Vëllaznimi – Dukagjini janë ndeshjet e kësaj xhiroje. /Kosova.info/

Go to TOP