Vasfije Krasniqi e Besarta Jashari pjesë e ekspozitës në New York

Fituesja e çmimit “Pulitzer” si fotoreportere hapi ekspozitën me fotografi të grave të mbijetuara gjatë luftërave, ekspozita mban emrin “One Woman Crying: Women and War” dhe ka në fokus rolin e grave në luftë.

Në mesin e fotografive të grave që përjetuan krime gjatë luftës e i mbijetuan atyre janë edhe Besarta Jashari e  Vasfije Krasniqi Goodman.

Fotografja e cila njihet për tema të ndryshme në punën e saj duke përfshirë këtu jetën, vdekjen, mbijetesën dhe kohën e kaluar, kësaj radhe theksin e vendosi të gratë të cilat kishin përjetuar dhunë gjatë luftës dhe roli i tyre në shoqëri tani. Autorja Roth ka vendosur që përmes kësaj ekspozite ta shpërndaj dhimbjen e grave gjatë asaj periudhe por edhe forcën e kurajon e tyre për t’u bërë zëri i të tjerëve.

Ekspozita do të mbetet e hapur deri me 22 qershor.  

Go to TOP