Varhely: Kosova duhet të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhely pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë Kosova është vendosur në rrugëtimin e saj për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Në një konferencë të përbashkët për media, Varhely theksoi se në takim kanë biseduar për rëndësinë e reformave, teksa shtoi se Kosova duhet të vazhdojë me reforma sidomos në fushën e drejtësisë.

Varhely deklaroi se Kosova duhet ta luftojë seriozisht korrupsionin dhe krimin e ogranizuar.

Ai gjithashtu ka vlerësuar që Kosova është rreshtuar me BE-në kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë.

“Ne patëm një diskutim shumë të mirë me presidenten Osmani. Kosova është e vendosur në rrugëtimin e saj për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Ne e vlerësojmë që Kosova është rreshtuar me ne kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë. Ndër të tjera kemi folur edhe për rëndësinë e reformave. Kosova duhet të vazhdoj me reforma, sidomos në fushën e drejtësisë. Kosova gjithashtu duhet ta luftojë seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar”, deklaroi Varhely.

Ai në këtë konferencë përmendi edhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, teksa tha se nga normalizmi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë do të përfitonte i gjithë rajoni.

“I gjithë rajoni do të përfitoj nga normalizimi i marredhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, shtoi ai.

Go to TOP