Valon Prestreshi kryeson komisionin për regjistrimin e pasurisë jo financiare në Prishtinë
Njohësi i ekonomisë, Valon Prestreshi, ka njoftuar se është emëruar kryesues i komisionit për regjistrimin e pasurisë jo financiare të Komunës së Prishtinës, me vendim të kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama.
Prestreshi theksoi rëndësinë dhe vëllimin e madh të kësaj pune, por përvoja e tij në nivel lokal dhe qendror e bën atë të gatshëm për sfidën.
Ai vlerësoi gjithashtu sinergjinë e jashtëzakonshme të ekipit që e shoqëron dhe përkushtimin e kryetarit Rama për përmirësimin e proceseve administrative në Komunën e Prishtinës, duke e bërë atë shembull për komunat e tjera. /Kosova.info/
