Sulmet kriminale ndajë bankave, dhe rrezikimi i shumë vendeve të punës

Shkruan: Afrim VESELI

Ka një kohë që vendin tonë shihet një rritje e kriminalitetit, me theks grabitja e institucioneve bankare që operojnë në vendin tonë dhe që është mjaftë shqetësuese për sigurinë e afarizmit të tyre, por që prek shumë dhe drejtpërdrejtë edhe Industrinë e Sigurimeve, me numër të madh të të punësuarve në këto Kompani.

Ato ndodhin periodikisht dhe shihet që këto grabitje ndodhin edhe gjatë ditës. Policia e Kosovë sigurisht që është një prej policive më të mira në rajon, e edhe organet tjera të zbatimit të Ligjit, por duket që betejat e tyre për sigurinë e bankave ende si kanë rezultat e dëshiruara. Edhe pse padyshim që ata janë duke punuar në atë drejtim.

Këto aktivitete kriminale nëse vazhdojnë të rriten, do të rrezikojnë shumë vende të punës, në Kompanitë që janë përgjegjëse për sigurinë fizike të tyre por edhe transportit të mjeteve financiare sipas nevojave të bankave tona. Arsyeja shumë e thjeshtë, s’ka asnjë bankë apo kompani që mund të përballon humbje të tilla financiare, gjë që automatikisht mund të bie afarizmi i tyre.

Andaj, është aq imediate që organet tona të sigurisë të rrisin aktivitetet e tyre parandaluese dhe hetuese, sepse me veprimet e tyre, ata do shpëtojnë shumë vende të punës dhe padyshim një operim të sigurt të bankave tona.

Prandaj, besojë që edhe bashkëpunimi mes organeve tona të zbatimit të ligjit dhe operatorëve ekonomik banka dhe kompani sigurime do të jetë në nivelin e kënaqshëm që kjo betejë të fitohet.

Go to TOP