​Ushtarët kroatë përfundojnë trajnimin për Bayraktar

Pjesëtarët e Forcave të armatosura kroate kanë përfunduar me sukses trajnimin për sistemet e reja pa pilot Bayraktar TB2.

Trajnimi u zhvillua në Qendrën e Trajnimit të kompanisë turke Baykar dhe u përfundua nga pilotë, operatorë sistemi dhe teknikë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

Bayraktar TB2 i parë iu prezantua publikut në një paradë ushtarake ceremoniale, ndërsa pesë sistemet e mbetura do të mbërrijnë në Kroaci gjatë muajit gusht.

Këto sisteme pa pilot janë ndër më modernet dhe futja e tyre në përdorim operacional do të forcojë ndjeshëm aftësitë e ushtrisë kroate në mbikëqyrje dhe zbulim, thuhet në njoftim.


Go to TOP