Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në komunën e Shtërpcës

Ushtarët italianë të KFOR-it, të Komandës Rajonale në Perëndim, kanë kryer patrullime në jug të zonës së përgjegjësisë në komunën e Shtërpcës.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se patrullimi është një nga aktivitetet kryesore të ushtarëve dhe se është përpjekje e vazhdueshme që ndjek parimet e transparencës dhe të paanshmërisë, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe të sigurisë në zonë, në përputhje me objektivat e misionit. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me EULEX-in, në rolet përkatëse si reagues të sigurisë. /Kosova.info/


Go to TOP