UPMV njofton ndërprerjen e anëtarësisë për veterinerët me detyrime të pashlyera deri më 6 nëntor

Këshilli Kombëtar i Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë (UPMV) ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e tij të cilët ende nuk kanë shlyer kuotizacionet dhe detyrimet e tjera financiare deri më 31 mars 2024.

“Në përputhje me vendimin Nr. 91, datë 22/10/2024, UPMV ka deklaruar se duke filluar nga data 6 nëntor, do të ndërpritet anëtarësia për këta veterinerë, dhe do të njoftohen institucionet ku ata janë të punësuar”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, UPMV paralajmëron për masa të tjera ligjore që do të ndërmerren për ata që nuk përmbushin detyrimet e tyre.

“Titullarët e institucioneve do të mbajnë përgjegjësi ligjore në rast të moszbatimit të këtij vendimi. Kjo është një thirrje e fundit për përmbushjen e detyrimeve për të shmangur sanksione administrative dhe ligjore”, përfundon njoftimi. /Kosova.info/


Go to TOP