United pas Camavinga

Manchester United thuhet se po planifikon një lëvizje të bujshme për yllin e Real Madridit, Eduardo Camavinga.

Djajtë e Kuq e shohin francezin si të përshtatshëm për stilin e Erik ten Hag dhe janë gati të bëjnë ofertën rekord. Sipas një raportimi në El Nacional, Manchester United është gati të ofrojë 150 milionë euro për të siguruar Camavinga-n këtë verë.

Ata e shohin mesfushorin si një pjesë të munguar të skuadrës në  Old Trafford dhe duan ta joshin atë për ta larguar nga Santiago Bernabeu-s.

Raporti pretendon se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është në dijeni të ofertës së mundshme dhe tashmë e ka diskutuar atë me bordin.

Trajneri Carlo Ancelotti, megjithatë, nuk do të jetë një njeri i lumtur. Ai e kishte etiketuar të riun francez si të paprekshëm në skuadrën e tij së bashku me Luka Modric dhe Toni Kroos.

“Ai është i paprekshëm, si Kroos dhe Modric”.

Camavinga luajti 37 ndeshje në La Liga këtë sezon dhe ishte një pjesë jetike e skemave të Ancelottit, pasi ai ka aftësi për t’u paraqitur si mesfushor dhe mbrojtës i majtë.

Go to TOP