Uji i Badocit ende as për pije as për zierje

Të gjithë qytetarët që furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit, akoma nuk mund ta përdorin ujin as për pije e as për zierje për shkak të nivelit të lartë të manganit. Andaj, KRU Prishtina po vazhdon t`i furnizoj me ujë përmes autoboteve të gjithë qytetarët e interesuar.

Qytetarët që furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit, ende nuk do të mund ta përdorin ujin as për pije e as për zierje, pasi sipas njoftimit nga IKSHPK, analizat laboratorike rezultojnë me vlera të manganit, të cilat tejkalojnë kufirin e lejuar të përqendrimit në ujë.

Qytetarët e interesuar, furnizimin me ujë të pijshëm po e bëjnë përmes autoboteve nga KRU Prishtina.

IKSHPK ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të mos e përdorin ujin për pije e as për zierje deri në njoftimin e radhës. Me situatë të njëjtë janë përballur qytetarët edhe vitin e kaluar për disa javë me radhë.


Go to TOP