Ugandë: 39 persona janë ende të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut

Tridhjetë e nëntë persona janë zhdukur dhe 26 të tjerë janë gjetur të vdekur pas rrëshqitjes së dheut në një vendgrumbullim mbeturinash në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.

Autoritetet dhe banorët e zonës kanë paralajmëruar prej kohësh rrezikun akut që pirgu i plehrave të shembet dhe të rrënonte ndërtesat aty pranë.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe mëngjesin e së shtunës, më 10 gusht, kur një shi i dendur bëri që masat mbushëse të viheshin në lëvizje.

“35 banorë në zonë dhe katër punëtorë deponie janë ende të zhdukur”, thotë zëdhënësi i policisë së Ugandës, Patrick Onyango.

Tashmë banorët kërkojnë që autoritetet e qytetit të marrin përgjegjësinë.


Go to TOP