Izraeli merr pjesë në bisedime për armëpushim në Gaza

Izraeli do të marrë pjesë në bisedimet e së enjtes për armëpushimin në Gaza, të cilat do të zhvillohen në Doha.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka miratuar delegacionin e Izraelit në Doha të enjten, si dhe mandatin e tyre gjatë negociatave, njoftoi zyra e tij të mërkurën, shkruan tabloidi norvegjez VG.

Hamasi nuk do të marrë pjesë, por dëshiron që propozimi i ShBA për një armëpushim të zbatohet pa takime të mëtejshme.


Go to TOP