Tërmet me magnitudë 7.3 në brigjet e Meksikës, jepet alarm për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 goditi të premten brigjet jugore të Meksikës, duke nxitur paralajmërim për cunami në disa pjesë të Paqësorit.

Nuk janë raportuar viktima apo dëme të konsiderueshme në Meksikë dhe Guatemalë, ndërsa lëkundjet janë ndier edhe në El Salvador.

Sekretari i Marinës së Meksikës, admirali Raymundo Morales, tha se nuk kishte “ndikim serioz”, por qytetarët u këshilluan të qëndronin larg plazheve.

Sistemi amerikan i paralajmërimit për cunami regjistroi valë 0.3 metra mbi nivelin e baticës në Puerto Madero dhe Chiapas. Disa orë më vonë, qendra njoftoi se rreziku kishte kaluar.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti kishte një thellësi prej 15.2 kilometrash dhe goditi pranë qytetit Puerto Madero.

Në Guatemalë dhe El Salvador, lëkundjet tronditën ndërtesat dhe shkaktuan evakuime, raportoi Reuters.

Janë regjistruar edhe disa pasgoditje me magnitudë nga 4.7 deri në 6. /Burimi: BBC/


Go to TOP