U tha se nuk do të shkojë për shkak të situatës në veri, Kurti arrin në Bratislavë

Gjatë ditës së djeshme nga Qeveria e Kosovës kishin njoftuar se kreu i ekzekutivit nuk do të shkojë në Bratislavë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit.

Mirëpo pavarësisht kësaj, kryeministri Albin Kurti sot ka udhëtuar drejt Bratislavës ku do të marrë pjesë në konferencën për sigurinë globale, Globsec.

Tashmë Kurti ka arritur në ambientet ku po mbahet kjo konferencë, dhe kjo është bërë e ditur në një postim në Twitter nga Globsec.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 Bratislava. Dëgjojeni atë më vonë këtë në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Nga Bashkimi Evropian gjatë së martës kanë bërë të ditur se janë të interesuar që në Bratilavë të zhvillohet një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku temë kryesore do të jetë situata në veri të Kosovës, por që edhe presidenti serb, Vuçiq, kishte deklaruar se nuk do të shkojë në Bratislavë.

Go to TOP