U përplasen parashutat, vdesin dy persona në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku dy parashutistë, njëri rreth 35 vjeç dhe tjetri pak më shumë se 50 vjeç, humbën jetën pasi u rrëzuan përtokë nga një lartësi prej rreth pesëdhjetë metrash.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti ndodhi në Campovolo të Reggio Emilias. Sipas ekspertizës rezultoi se të dy parashutistët u përplasën në 100 metra lartësi dhe pas përplasjes parashutat e tyre, gjatë zbritjes, ishin ndërthurur me njëra tjetrën duke shkaktuar rënien në tokë.

Zakonisht hedhjet me parashutë përfshijnë formimin e një formacioni rreth 1200 metra, pastaj në një lartësi prej 900 metrash parashutistët ndahen, duke vazhduar zbritjen e tyre individualisht, në një mënyrë të përcaktuar fluturimi të hapur, derisa të prekin tokën.

Go to TOP