U lëndua rëndë në Obiliq, vdes një 59-vjeçar në QKUK

Një burrë i moshës 59 vjeçare ka vdekur sot në QKUK pasi u lëndua rëndë në Obiliq.

Policia nuk ka treguat mënyrën se si është lënduar viktima, teksa vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në QKUK.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 10:30, nga QKUK, kemi pranuar informatën se një person i lënduar rëndë (në Obiliq), është dërguar për trajtim mjekësor dhe i njëjti pak minuta më pas, ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës B.D. mashkull 59 vjeç, është konstatuar nga ana e mjekëve në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Go to TOP