Haradinaj kujton vëllanë e tij Shkëlzenin dhe shokët: Mburojë për popullin dhe atdheun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, për të cilët tha se ishin trima sypatrembur dhe mburojë për popullin dhe Atdheun.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj, ka thënë ata ranë në mënyrë që populli i shkelur të ngritet me të drejtën e tij për të jetuar i lirë.

“Ata ranë, që të ngritet populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve. Në Gllogjan dhe Maznik, nderuam veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, trima sypatrembur, mburojë për popullin dhe Atdheun”, ka ai.

Tutje, ai ka shtuar se heroizmi i tyre është trashëgimi e Kosovës.

“Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu”, ka përfunduar Haradinaj.

Go to TOP