Tronditëse lajmi për dhunimin e një vajze 11 vjeçare!

Shkruan: Naza KRASNIQI

Rastet e dhunimit seksual rrezikojnë dhe cenojnë integritetin dhe moralin seksual të individit, familjes dhe janë të rrezikshme për shoqërinë.

Krimi seksual ndaj një vajze 11 vjeçare nga një grup prej 5 personave ka shkaktuar pasoja të rënda dhe afatgjate që do ti përjetoj viktima, andaj dënimi maksimum në vendin tonë është i pakt në proporcion me veprimin e krimit seksual që e kanë kryer.

Ky është një krim i rëndë dhe as pendimi nga personat e akuzuar dhe çfarëdo arsyetimi nuk duhet të shërbejë si masë lehtësuese. Veprimet e dhunimet seksual janë të përfshira në gjitha kodet dhe ligjet penale të shteteve bashkëkohore, të cilat parashohin dënimet meritore, por meqenëse rasti është aq i rëndë dhe dënimi për këtë grup kriminal të jetë i ashpër që të jetë mësim për dhunuesit, kriminelët, grupe të tilla, e që po dalin dita e ditës më shumë!

Krimet seksuale të femrave të reja, shkaktojnë pasoja të rënda në jetën e tyre, përjetojnë tronditje dhe çrregullime të rënda psikike dhe shpirtërore.

Reagime pati nga institucionet e deri te qytetari i thjeshtë, që rastet e tilla të dënohen me dënime të merituara dhe njëkohësisht duke bërë thirrje, që raste të tilla të merren më seriozisht, mos të ketë raste të dhunimeve, por ky rast është më rëndi që kam dëgjuar deri më tani!

Andaj institucionet përgjegjëse duhet të hetojnë rastin deri në çdo detaj të këtij grupi dhe veprimtarisë së tyre.

Shtrohet pyetja, pse po ndodhin këto raste dhe fatkeqësisht po shkojnë duke u rritur dita ditës?

Kush janë ata persona që kanë kryer atë krim ndaj një vajzë vetëm 11vjeq?

A është një grup që merren me raste të tilla kriminale apo se si ka ardhur deri tek ky krim seksual?

Kush qëndron mbrapa këtyre personave?

Me çka merren dhe a kanë të kaluar kriminale?

A shkojnë në shkolla apo …?

A kanë familje ?

Kush është rrethi i tyre shoqëror?

Si dhe detaje të tjera që rasti konkret të dënohet maksimum dhe të merren masa për parandalimin e rasteve të tjera, sepse rrezikshmëria e vajzave po shtohet dita e ditës!

Përgjegjësia u bie institucioneve të drejtësisë, të cilat bartin përgjegjësinë kryesore si do ta përfundojnë rastet e tilla, Zyrtarë (prokurorë e gjyqtarë) duhet të japin përgjegjësi, sepse neglizhenca e tyre në raste të tilla ka sjellë shoqërinë tonë deri në këto raste tronditëse!

Edukoni djemtë sa edhe vajzat, se krimet , dhunimet po ndodhin nga djemtë!

Shpresojmë të jetë rasti i fundit!

Go to TOP