Anibar nis edicionin e 17-të

Në Pejë ka nisur edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar “Anibar”, duke e kthyer qytetin në qendër të artit të animacionit për shtatë ditë.

Festivali sjell një program të larmishëm me filma të animuar të shkurtër dhe të gjatë, punëtori për fëmijë dhe të rinj, ekspozita, diskutime dhe aktivitete të tjera, ku marrin pjesë krijues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në ceremoninë hapëse mori pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi, së bashku me përfaqësues të institucioneve, artistë, partnerë dhe dashamirës të artit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, e cila mbështet organizimin e festivalit, “Anibar” vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të filmit të animuar në rajon, duke promovuar krijimtarinë artistike, zhvillimin e talenteve të reja dhe industrinë kreative në Kosovë. /Kosova.info/


Go to TOP