Tre të arrestuar për mashtrim, tentuan ta shisnin pronën për 250 mijë euro

Policia e Kosovës njofton se tre persona janë arrestuar në Gjilan për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve.

“Është raportuar se katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë tentuar që me dokumente të falsifikuara të bëjnë një kontratë te noteri, autorizim për shitje të një parcele në vlerë rreth 250 mijë euro. Gjatë veprimeve hetimore është arritur të identifikohen dhe të arrestohen tre të dyshuarit dy meshkuj dhe një femër, ndërsa njëri gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Kosova.info/

Go to TOP