Trafiku Urban kompenson 9 ditë për humbjen e vlefshmërisë së biletave mujore pas protestës
Trafiku Urban ka njoftuar sot se të gjithë qytetarët që posedojnë bileta mujore do të kompensohen me 9 ditë shtesë të vlefshmërisë, për shkak të ndërprerjes së shërbimit gjatë protestës së zhvilluar nga data 24 nëntor deri më 2 dhjetor 2025.
Sipas njoftimit, kompensimi do të aplikohet vetëm pas procesit të vulosjes, të cilin qytetarët duhet ta kryejnë në një nga kioskat e ndërmarrjes. Pas vendosjes së vulës zyrtare, sistemi do të zgjatë automatikisht vlefshmërinë e biletës mujore për ditët e humbura.
Për zgjatjen e vlefshmërisë, qytetarët duhet të paraqiten me biletën aktuale mujore në cilëndo kioskë të Trafikut Urban, ku punëtori përgjegjës vendos vulën e nevojshme për aktivizimin e kompensimit.
Kioskat ku kryhet vulosja dhe oraret e punës:
1. Kioska prapa Objektit të Komunës (te “Plepat”)
E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00
E diel: 08:00 – 16:00
2. Kioska në “Kodra e Diellit” (te “Banesat e Bardha”)
E hënë – E premte: 07:00 – 21:00
E shtunë: 07:00 – 14:00
3. Kioska në Bulevardin “Bill Kllinton” (afër nënkalimit)
E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00
E diel: 08:00 – 16:00
Trafiku Urban ka theksuar se kompensimi nuk hyn në fuqi pa vulosje duke i bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të kryejnë procedurën sa më shpejt. Ndërmarrja ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë periudhës së protestës. /Kosova.info/
