Thirrje grave: Raportojeni sulmuesin!

Pesë gra vriten çdo orë në botë – në të shumtën e rasteve nga bashkëshortët, baballarët apo djemtë e tyre! Nga viti 2010, në Kosovë janë vrarë 58 gra.

Dhuna ndaj grave është forma më e përhapur e dhunës në botë, dhe përfshin dhunën fizike, seksuale, psikologjike dhe ekonomike.

Nëse po përballeni me ndonjë formë të dhunës, raportojeni sulmuesin!

Thirreni Policinë e Kosovës në numrin 192! Nëse dëshironi t’i ndani rrëfimet tuaja me ne, na shkruani në [email protected].

Rrëfimet e grave tjera mund t’i gjeni në nënfaqen “Më thuaj” të Radios Evropa e Lirë, në adresën: evropaelire.org/dhunandajgrave.


Go to TOP