Thirrja për Grantet e Energjisë së Pastër e hapur deri më 31 janar
Ministria e Ekonomisë njofton se Thirrja Publike për Skemën e Granteve për Energji të Pastër është e hapur deri më 31 janar 2026.
Kjo ministri ka ftuar qytetarët që të aplikojnë sa më parë për të përfituar mbështetje financiare për projekte të energjisë së pastër.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe, Ministria e Ekonomisë ka marrë një numër të madh pyetjesh nga aplikuesit. “Për këtë arsye, kemi përgatitur dokumentin: “Përgjigje për pyetjet më të shpeshta në lidhje me grant skemën për energji të pastër”, i cili ofron sqarime të qarta mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit.
Kjo ministri ka bërë edhe nje sqarim të rëndësishëm për sistemet e baterive.
“Lejohet aplikimi për subvencion për sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike, edhe në rastet kur aplikuesi ka një sistem solar fotovoltaik ekzistues, të instaluar prapa njehsorit (behind the meter) ose sipas rregullës për vet-konsumatorët (prosumatorët).Subvencionimi bëhet në bazë të kapacitetit të instaluar të sistemit të baterive, sipas konfigurimit teknik të paraqitur në aplikim. Thirrja nuk përcakton kufizim të drejtpërdrejtë për kapacitetin (kWh) të baterive; kufizimi zbatohet vetëm në vlerën maksimale të mbështetjes financiare, sipas kushteve të thirrjes”, thuhet në njoftim.
Aplikuesit ftohen të konsultojnë dokumentin i cili mund t’ju ndihmojë gjatë përgatitjes së aplikimit.
Dokumenti me “Përgjigje për pyetjet më të shpeshta në lidhje me grant skemën për energji të pastër”: https://me.rks-gov.net/…/PERGJIGJE-PER-PYETJET-ME-TE…
Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe detajet e thirrjes, shikoni linkun: https://kiesa.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,5,1021, ndërsa aplikimi bëhet përmes platformës eKosova: https://ekosova.rks-gov.net/ /Kosova.info/
