Thiaw në ‘radarin’ e klubit të madh anglez

Mbrojtësi i AC Milan, Malick Thiaw, është në shënjestër të klubit anglez, Newcastle United.

Thiaw sipas medieve italiane, është futur në ‘radarin’ e Newcastle për afatin kalimtar të kësaj verë.

Krerët e klubit anglez, thuhet se janë përgatitur ofertën në adresë të Newcastle për Thiaw.

Milani siç raportohet, do të pranonte shitjen e mbrojtësit të tyre për çmimin 30 milionë euro.

Newcastle Thiaw e sheh zëvendësues të Sven Botman, i cili po shërohet nga operacioni në gju i pësuar kohë më parë. 

Go to TOP