Tha se po flinte në një stacion treni dhe se nuk e ndihmoi në 2011, Iliri i kundërpërgjigjet Eltionit: Nuk e prisja që këtë ta përdorte për të hyrë në program

Të martën e kësaj jave (4 janar) në Big Brother VIP hynë pesë banorë të rinj me profesione të ndryshme.

Në mesin e tyre ishte edhe koreografi i njohur shqiptar, Eltion Merja, i cili bëri bujë dukë rrëfyer një nga ngjarjet që kishte të bënte me llir Shaqirin.

Këtë të fundit e akuzoi për një histori të ndodhur në vitin 2011, pasi nuk e kishte pranuar në një nga audicionet.

Ai shtoi se ka kaluar periudhën më të keqe në jetë teksa flinte në një stacion treni.

Kjo ka bërë që të komentohet në spektaklin e ditës së djeshme për të sqaruar atë që ndodhi saktësisht.

Iliri në anën tjetër theksoi se nuk e besonte se këtë do ta përdorte për hyrjen në program e po ashtu në kompeticione të tilla duhen marrë ata që e meritojnë, jo me miqësi.

“E para mendoj që ose nuk e prisja që pas gjithë kësaj kohe të hapej kjo temë që Tokia, preferoj ta thërras Tokia se kështu e njohin do përdorte si hyrje në këtë program, e dyta është që Tokia ka aq karakter që mos të kërkoj llogari asnjë koreografi asnjë regjisori, pse nuk më more pse nuk më zgjodhe mendoj që Tokia preferon të zgjedhet me meritokraci e jo me miqësi”, u shpreh ai.

Shaqiri ndërkaq është një nga pretendentët dhe të preferuarit e publikut për ta fituar spektaklin e madh. 

Go to TOP