‘Termokos’ shpërndan mbi 1 mijë test fatura me matje në bazë të konsumit

Ndërmarrja Publike ‘Termokos’ ka njoftuar se mbi një mijë fatura me matje në bazë konsumit janë gati për t`u dërguar tek konsumatorët.

Sipas njoftimit faturat do të jenë të vendosura në zarf si masë për mbrojtjen e konsumatorit.

Më tutje thuhet se instalimi i pajisjeve të matjes dhe valvulave kontrolluese po bëhet me sukses të madh.

“Duke vazhduar me obzervimet dhe analizat, po zbulojmë impaktin e këtij projekti në xhepin e konsumatorëve dhe po identifikojmë sfidat për të ulur faturat dhe kursimin e energjisë, duke krijuar një mjedis më të shëndetshëm për të gjithë!. Termokos është pjesë e kësaj përpjekjeje për të bërë Prishtinën një qytet më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm!”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP