Tentim vrasje në Skenderaj: Theret me thikë 19-vjeçari, ky është motivi

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur të premten te pompa e derivateve “Kabashi” në fshatin Polac të Skenderajt, ku u ther me thike një përson. Viktima, i moshës 19-vjeçare u dërgua në QKUK për trajtim, teksa është mësuar edhe motivi i incidentit.

Burime nga Emergjenca kanë bërë me dije se i riu është pranuar në këtë qendër pasi kishte marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Ai po dyshohet se është sulmuar me thikë pas një mosmarrëveshje që dyshohet se lindi për shkak të parkimit të veturës në hapësirën e pompës së derivateve.

Parkingu u bë mollë sherri që pasoi me therje me thikë, për çka po dyshohet një 26-vjeçar, i cili është dorëzuar në stacion policor.

Burimet thonë se i njëjti është intervistuar nën dyshimet se ka kryër veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Pas përfundimit të procedurave policore dhe ekzaminimeve të nevojshme në vendin e ngjarjes, me urdher të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat e rastit.

Go to TOP