Babë e bijë kanosen me vrasje nga bashkëshortja dhe fëmijët e tjerë

Babë e bijë nga Prizreni por me shtetësi suedeze kanë raportuar në Policinë e Kosovës se janë kanosur me vrasje nga bashkëshortja, djali dhe vajza, po ashtu me shtetësi suedeze.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se  kanosja është bërë lidhur me çështje pronësore.

Sipas Policisë,  të dyshuarit janë shoqëruar në Polici me të arritur në Aeroportin e Prishtinës.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për kanosje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimat (babë e bijë) me shtetësi suedeze, të cilët kanë deklaruar se për çështje pronësore, përmes telefonit janë kanosur me vrasje nga të dyshuarit: bashkëshortja, djali e vajza po ashtu me shtetësi suedeze, të cilët kanë ardhur në Kosovë. Të dyshuarit sapo kanë arritur në ANP Adem Jashari, nga njësitë policore janë shoqëruar në Stacionin Policor Prizren. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Go to TOP