Tejkaluan në vijë të plotë, dy shoferëve në Ferizaj u hiqet patenta

Policia ka njoftuar se në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, saktësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar dy shoferë, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj, të cilët me veturat e tyre kanë bërë tejkalim në vijë të plotë.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë me nga 200 euro, 2 pikë negative për shtetasin kosovar si dhe heqje të patentë shoferit për tre muaj.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor me datën 23.05.2024 në dy raste të ndara, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, saktësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar dy shoferë, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj, të cilët me veturat e tyre kanë bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion”.

“Këto kundërvajtje janë identifikuar përmes dronit të policisë. Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, 2 pikë negative (vetëm për shtetasin kosovar) dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /Kosova.info/

Go to TOP