Të premten në Rahovec rivarroset martiri i luftës, Elhami Tahiraga
Komuna e Rahovecit ka bërë me dije se të premten në orën 14:00 në varrezat e martirëve në Rahovec, do të bëhet rivarrimi i eshtrave të Elhami Tahiragës, i vrarë në sulmin serb në këtë qytet në korrik të vitit 1998.
Sipas njoftimit, identifikimi i eshtrave të të ndjerit është bërë përmes analizave të ADN-së nga instituti përkatës.
Ceremoninë e rivarrimit do ta organizojnë Komuna e Rahovecit dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur. /Kosova.info/
