Të paktën gjashtë gazetarëve iu mohua akreditimi nga ekipi elektoral i ish-Presidentit Donald Trump

Të paktën gjashtë gazetarëve iu mohua akreditimi i medias për të mbuluar aktivitetin për ndjekjen e rezultateve të zgjedhjeve të ekipit të ish-Presidentit Donald Trump në Florida për shkak të mbulimit të tyre në media të kandidatit presidencial republikan.

Zëri i Amerikës konfirmoi se gjashtë gazetarët punojnë për faqet mediatike Axios, Politico dhe Puck.

Në rastin e Politico-s, tre gazetarë dhe një fotograf ishin miratuar fillimisht për të marrë pjesë në aktivitet, por të martën zbuluan se kredencialët e tyre ishin mohuar.

Një person me dijeni për këtë çështje i tha Zërit të Amerikës se vendimi duket se ishte i lidhur me artikujt në revistën Politico për një nacionalist të bardhë, i cili kishte punuar në ekipin elektoral të zotit Trump në Pensilvani dhe që më vonë u pushua nga puna.

Go to TOP