Qendrat e para të votimit u mbyllën, Trump kryeson bindshëm në Indiana dhe Kentaki

Votat po numërohen në Indiana dhe Kentaki. Këto janë shtete federale që janë të sigurta për Partinë Republikane.

Në Indiana, e cila ka 11 zgjedhës, u numëruan 1% e votave. Trump aktualisht ka 70.7% të votave dhe Harris 27.6%.

Në Kentaki, i cili ka tetë zgjedhës, u numëruan 1.9% e votave. Trump aktualisht ka 65.1% të votave dhe Harris 33.7%.

Ndërsa  kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, fitoi në Vermont.

Votimet janë duke vazhduar ende në disa shtete. /Kosova.info/


Go to TOP