Të mërkurën, paralajmruar kontroll falas me mamografi mobile në shëtitoren në Mitrovicës së Veriut

Sipas komunikatës të komunës së Mitrovicës së Veriut, për nesër, të mërkurën, në ora 10:00 është paralajmëruar aksion për sensibilizimin e qytetarëve gjatë muajit të luftës kundër kancerit të gjirit.

Për të rritur ndërgjegjësimin për muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe Ministria e Shëndetësisë po bashkojnë forcat për të ofruar kontrolle falas për qytetarët nesër në sheshin e qytetit përtej urës.

“Ekzaminimet do të zhvillohen nga ora 10:00 e tutje dhe do të implementohet nga njësia e mamografisë mobile. Kjo nismë synon të promovojë zbulimin e hershëm dhe të inkurajojë qytetarët që të kenë prioritet shëndetin e tyre duke përfituar nga këto skanime të vlefshme.” theksohet.

Go to TOP