Burime: Sot dorëzohen 155 nënshkrime për votëbesimin ndaj Lumir Abdixhikut, dokumenti pritet të dorëzohet nga Armend Zemaj
Burime të mirëinformuara të Kosova Info bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të dorëzohen 155 nënshkrime për nisjen e procedurës së votëbesimit ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas të njëjtave burime, dokumenti me nënshkrimet pritet të dorëzohet nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Nëse këto informacione konfirmohen, numri i nënshkrimeve tejkalon pragun statutor të nevojshëm për ngritjen e çështjes së votëbesimit në Kuvendin e LDK-së.
Sipas Statutit të LDK-së, nënshkrimet nuk e shkarkojnë automatikisht kryetarin, por hapin procedurën që çështja të shqyrtohet dhe të vendoset me votë nga delegatët e Kuvendit të partisë.
Kosova Info do të sjellë zhvillimet e fundit dhe reagimet zyrtare sapo ato të bëhen publike.
