Të jetosh është heroike
Shkruan: Besim XANI
Ka pasur të drejtë Ismail Kadare kur thotë se “Letërsia e madhe i ngjan ferrit” këtë e kam përjetuar kur i kam lexuar grekët antik e sidomos ekzistencialistët francez, ku më është bërë obsesion filozofia absurde e Albert Camus. Ta lexosh Camus je në një udhëkryq nëse din ta kuptosh mirë në bërthamë filozofinë e tij ti do të bësh humor me jetën por nëse jo, atëherë jeta për ty do të jetë fatale! Ai në kryeveprën e vetë, esenë filozofike “Mitin e sizifit” e fillon me thënien që prek zemrën e filozofisë ekzistencialiste, ai në këtë vepër në hyrje thotë: “Ka vetëm një problem filozofik në botë, e ai është vetëvrasja” pra cila na qenka urgjenca ti gjendet kuptimi jetës… e ku t’i gjendet kuptimi i jetës në një univers pa Zot ku ti thërret por ai hesht dhe në një shoqëri e cila të fyen, të ndëshkon nëse nuk i pranon rregullat e saj siç ndodhi me personazhin e romanit “I huaji” të po këtij autori ku ai u dënua me vdekje pikërisht sepse ai nuk deshi të gënjejë, ideja e Camus ishte që ta përsosë natyrën njerëzore sipas tij njeriu i përsosur është vetëm njeriu i vërtetë sesa e rëndësishme është e vërteta ai na tregon edhe në tragjedinë e tij “Keqkuptimi” ku nga një gënjeshtër kanë ndodhur tre vdekje, sipas Camys duhet jetuar momentin ai kur flet për lumturinë thotë është kalimtare dhe si zgjidhje jep që përballe absurdit të ekzistencës njerëzore njeriu duhet të revoltohet, ai me revoltë nënkupton krijimtari, mospajtim me absurdin ekzistencial, ai entuziazmohet me mesin e art të grekëve për jo dhunë me një fjalë duhet ta gjejë kuptimin për jetë në çdo rrethanë. Njeriu fillon të reflektoj për jetën vetëm kur është në ekstremen e saj vetëm atëherë bëhet njeri, për shembull nëse doni të dini se çfarë është jeta ai thotë “Pyeteni njeriun e dënuar me vdekje”’ ai do të ju tregoj dhe “Pyeteni njeriun që do të bëjë vetëvrasje” edhe ai do të ju tregoj, në këtë botë pra absurde do të na shpëtoj vetëm dashuria romantike, dashuria ndaj familjes, dashuria e mjekut ndaj pacientit ky është shpëtimi solidariteti, dhe krejt në fund pasiguria ekzistenciale që duhet të jemi të vetëdijshëm që mund të rrënoi gjithçka brenda pak kohe duhet të na mësoj që edhe kur jeta na merr gjithçka dhe nuk na premton asgjë, atëherë jetës duhet ti themi po! Atëherë e kemi triumfua absurdin ekzistencial, pra jemi hero.
