Të gjithë liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin

Të gjithë liderët e partive politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e thirrur nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i cili do të mbahet të enjten.

Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, ka bërë të ditur se “të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani.” 

Presidentja Osmani i ka ftuar krerët e partive për të diskutuar rreth ngërçit politik të krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit të ri, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Takimi pritet të zhvillohet në atmosferë konsultative, me synim gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e situatës.

Ndryshe, sot për të 15-tën herë ka dështuar përpjekja për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Seanca e ardhshme do të mbahet më 15 maj me fillim prej orës 10:30.


Go to TOP