Takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun mund të zgjasë deri në dy orë

Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar dhe ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Burimet e  Klan Kosovës bëjnë me dije se takimi mund të zgjasë rreth dy orë.

Aty gjendet edhe gazetarja e Klan Kosovës Rina Mujku, e cila po e përcjell këtë takim nga afër.

Takimi vie, pas një jave plot tensione e sulme në veri të Mitrovicës, si pasojë e marrjes së detyrave për kryetarë komunash në veri, të të zgjedhurve të rinj.

Ushtrimi i detyrave të tyre nga objektet komunale, madje edhe të shoqëruar nga njësitet speciale, po kundërshtohej ashpër nga ndërkombëtarët duke e parë si nxitje për eskalim situate meqë kjo po përcillej me protesta të ashpra nga serbët.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP