Tahiri: Mitrovica, bashkë për një të ardhme të përbashkët

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka nisur sonte fushatën e tij duke shprehur përkushtimin e tij për qytetin dhe qytetarët.

“Le ta bëjmë këtë rrugëtim bashkë, jo thjesht si kandidat dhe votues, por si bij dhe bija të të njëjtit qytet. Le të ecim krah për krah, me përulësinë dhe besnikërinë e atyre që nuk lodhen kurrë, duke i shërbyer qytetit të vet,” tha Tahiri.

Ai theksoi se do të bashkojë, dëgjojë dhe mbështesë secilin qytetar të Mitrovicës, pa dallim moshe, lagjeje, bindjeje apo gjendjeje sociale. “Çdo qytetar është një pasqyrë e së vërtetës që dua ta përfaqësoj. Besoni tek unë, ashtu siç unë besoj te Mitrovica dhe te secili prej jush,” shtoi ai.

Tahiri synon që përmes bashkëpunimit dhe respektit reciprok të ndërtojë një vizion të përbashkët për zhvillimin e qytetit të Mitrovicës. /Kosova.info/


Go to TOP