Tahiri i reagon Muratit për kursimet familjare: Trego kush dhe sa kurseu
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati mbi depozitat ekonomike familjare, duke thënë se shifra e paraqitur e kursimit prej 1.5 miliardë euro është një mashtrim klasik.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka pyetur ministrin Murati, si është e mundur që në një vend me papunësi të lartë, paga mesatare të ulët, dhe ku shumica e familjeve kanë të papunë.
“Si është e mundur që në një vend me papunësi të lartë, paga mesatare të ulët, dhe ku shumica e familjeve kanë të papunë, çdo muaj të gjenerohet një potencial financiar për investime dhe kursime, që është pothuajse sa një pagë mesatare? Ky është një mashtrim klasik”, ka thënë Tahiri. /Kosova.info/