Tahiri-Hajdarit: Do të ndiqeni penalisht për blerjen e grurit nga kompania ndërtuese

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e akuzoi ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari se ka nënshkruar, sipas tij jashtëligjshëm kontratë për blerjen e grurit nga një ndërmarrje ndërtimore në Turqi.

Sipas Tahirit, kjo kontratë është vendosur si sekret shtetëror, andaj nuk është audituar.

Tahiri tha se në momentin që Hajdari ta përfundoj mandatin e ministres do të ndiqet penalisht për këtë çështje.

“Kjo vetëm sa i konfirmoi pretendimet tona për keqpërdorimet që kanë ndodh me rezervat shtetërore. Kontratat sekret konfidenciale nuk i auditon Auditori. Këto kontrata nuk janë auditu ku janë keqpërdor rreth 10 milionë euro, sasia që është blerë grurë është 2,5 milion më shumë se vlera e tregut e ju e keni bërë në procedurë të negocime. Është keqpërdorim që ndoshta sa jeni ministre nuk do të ndjekeni penalisht por kur vije ndonjë ministër që e heq maskën e konfidencialitetit do të përgjigjeni penalisht. Pra ju e thatë hapur që u keni ofruar ofertuesve vendor me procedurë të rregullta dhe pastaj keni shku në procedura të negociume, pra me kompani ndërtimi, keni ble grurë prej një kompanie ndërtimi në Turqi. Padyshim do të ndjekeni penalisht”, tha Tahiri .

Go to TOP