Tahir Emra la gjurmë të pashlyeshme në botën e artit

Në moshën 86-vjeçare ka vdekur akademiku kosovar, piktori Tahir Emra. Për vdekjen e tij, njoftoi Galeria Kombëtare e Kosovës.

Galeria Kombëtare e Kosovës, vlerëson se akademik Tahir Emra la pas gjurmë të pashlyeshme në botën e artit.

“Një nga cilësitë e dukshme të artistit është ndarja e sigurt e tij e një figure ose e detajeve më të domosdoshme që, në mënyrë mjaft të bindshme dhe të dukshme, do të shëndërrohen në simbol të tërë ambientit të cilit i kushtohet përfytyrimi. Duke eliminuar kështu githçka që duket e tepërt, Tahir Emra e redukton kompozicionin e vet në një numër të vogël faktesh të njohshme dhe të thekshme, të cilat, megjithatë, janë plotësisht të mjaftueshme për ta plotësuar skenën dhe për t’i ikur kështu narracionit të rrezikshëm, që i hedh në hije kualitetet plastike të një vepre. Nga ana tjetër, artisti, me këtë veprim, arrin që çdo detaj të vënë në pikturë t’i japë domethënie dhe vlerë të plotë, si në pikëpamje tematike, ashtu edhe në pikëpamje thjesht figurative”, njofton GAK.

Varrimi i tij bëhet nesër në Gjakovë. Gjithashtu, nesër do të mbahet mbledhje përkujtimore dhe do të mbahen edhe homazhe. /Kosova.info/

Go to TOP