Syla: Thirrja e Kurtit nga Leposaviqi ndaj opozitës, një provokim djallëzor

Gazetari dhe diplomati Donat Syla ka reaguar ashpër ndaj thirrjes së fundit të kryeministrit Albin Kurti drejtuar partive opozitare, e bërë nga pika postare në Leposaviq.

Syla e cilësoi këtë thirrje si një veprim “djallëzor” duke ironizuar idenë se opozita po udhëzohet nga veriu, përkatësisht nga territori i ndikuar nga Serbia.

“Me jau qu nga një letër partive opozitare: votone Albulenën! Demek opozita marrin vesh e marrin urdhna vetëm nga veriu e nga Serbia! Kah je nis kështu o zotëri?!” ka shkruar Syla.

Ai kritikoi mënyrën e komunikimit të Kurtit duke e konsideruar si një provokim të panevojshëm dhe të rrezikshëm për tensionet politike të brendshme. Sipas Sylës, një qasje e tillë jo vetëm që ul nivelin e debatit publik, por tenton ta paraqesë opozitën si të ndikuar nga qarqe të jashtme, gjë që përçon mesazhe të rrezikshme në opinion. /Kosova.info/


Go to TOP