Havolli: Punimet i vazhduam pas bllokadave të kundërligjshme, përgjegjësit t’i tregojë drejtësia

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka njoftuar se punimet në projekte të rëndësishme infrastrukturore kanë rifilluar, pavarësisht bllokadave që ai i cilësoi si të kundërligjshme.

“Përhajr! Punimet i vazhduam pas shumë bllokadave të kundërligjshme”, shkroi Havolli duke theksuar se institucionet përkatëse të drejtësisë tashmë janë të njoftuara për këto raste dhe pritet që ato të përcaktojnë përgjegjësit për bllokimet e deritanishme.

“Nuk po presim! Po ecim përpara!”, përfundoi ai duke dhënë mesazh të qartë për përkushtimin e komunës në realizimin e projekteve, pavarësisht pengesave të hasura. /Kosova.info/


Go to TOP