Sveçla të shtunën në veri, i shkon në zyrë bashkëpartiakut

Një ditë pas tensioneve në dy komunat veriore, në Zveçan dhe Leposaviq, situata ka qenë e qetë.

Në Zveçan, të shtunën është vendosur flamuri i Republikës së Kosovës në ballë të ndërtesës së Komunës, derisa kryetarit të Leposaviqit që doli në zyrë edhe të shtunën, i shkoi në vizitë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri u shpreh i bindur se vështirësitë e shfaqura do tejkalohen.

Qytetarët serbë janë shfaqur të pakënaqur me fillimin e punës së kryetarëve shqiptarë.

Go to TOP