Sveçla: Serbia në panik, përpjekjet për destabilizim të Kosovës sipas “Shkollës ruse” po dështojnë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se Serbia po intensifikon agresivitetin ndaj Kosovës përmes propagandës dhe metodave të luftës hibride, sipas modelit rus, por përpjekjet e saj po dështojnë.

Sveçla përmendi dështimet e Serbisë në arritjen e qëllimeve politike përmes barrikadave në veri, sulmit në Banjskë, dhe fushatave propaganduese që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

Ai theksoi se këto përpjekje janë dëshpëruese për udhëheqësit serbë dhe se sovraniteti i Kosovës mbetet i pacenueshëm, me një orientim të qartë Euroatlantik. /Kosova.info/

Go to TOP