Sveçla: Policia e Kosovës konfiskoi në veri automjetin në kërkim ndërkombëtar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në dy ditët e fundit në disa operacione në veri, Policia e Kosovës ka parandaluar raste të kontrabandës dhe siç tha ai, ka konfiskuar një automjet në kërkim ndërkombëtar.

Sveçla tutje është shprehur se angazhimi mbetet i njëjtë për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.

“Dy ditët e fundit, në disa operacione në veri, Policia e Kosovës ka parandaluar rastet e kontrabandës dhe ka konfiskuar një automjet në kërkim ndërkombëtar. Angazhimi ynë mbetet i njëjtë: kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në të gjithë vendin tonë, për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Sveçla në Twitter

Go to TOP