Shuma që Bad News Eagles fituan në turneun REPUBLEAGUE CS:GO

Ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles, sot (e mërkurë) ka përfunduar garën në turneun REPUBLEAGUE, të cilën e përfundoi në vendin e tretë.

Pas një paraqitjeje fantastike nga ekipi shqiptar, më në fund gara për ta ka përfunduar, duke e mposhtur ekipin ECSTATIC me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa dhe duke e siguruar vendin e tretë në turne.

Në ndeshjen çerekfinale e mposhtën ekipin forZe me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, për të vazhduar në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale u takuan me ekip fnatic, ndeshje të cilën e humbën me rezultat 2-0 me mapa.

Pas renditjes në vendin e tretë ekipi Bad News Eagles ka fituar çmimin prej 16.300 dollarësh (15,611 mijë euro). 

Go to TOP